Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës e të dashur nxënës!

Ky është kanali zyrtar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), në të cilin ofrohen materiale mësimore për mësim në distancë për nxënësit e klasave 1-8 të sistemit edukativo-arsimor për shkollat fillore. Materialet mësimore të publikuara në këtë kanal janë të hartuara dhe të prodhuara nga mësimdhënësit e angazhuar nga shkollat fillore në Luginën e Preshevës.

Këto materiale janë prodhuar në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19 brenda një kohe shumë të shkurtër, rrjedhimisht kërkojmë mirëkuptim që materialet nuk janë tërësisht të finalizuara si dhe mund të kenë lëshime e gabime të vogla teknike e përmbajtësore. Në vijim, sipas mundësive, këto materiale (video-ligjëratat) do të plotësohen me më shumë për secilën njësi mësimore.

Ky kanal do të plotësohet vazhdimisht me materiale mësimore të reja për të gjitha klasat dhe lëndët kryesore, prandaj ju rekomandojmë që ta përcillni vazhdimisht. Në të njëjtën kohë kërkojmë nga prindërit që vazhdimisht të jenë në mbikëqyrje të fëmijëve të tyre gjatë kohës sa janë duke shikuar këtë kanal.

Përmbajtja tjetra si dhe për lëndët që nuk mbulohen do t’u përcillen nxënësve ose prindërve të nxënësve përmes grupeve Viber ose klasave virtuale që kanë krijuar mësimdhënësit, mësuesit e klasave ose mësuesi i lëndës.

Në vijim e keni linkun që ju dërgon në kanalin e KKSH-ës në Youtube, ku materialet mësimore janë të organizuara nëpër Playlists sipas klasave (ndërsa brenda klasave i keni materialet mësimore të lëndëve të ndryshme për klasën përkatëse). Për ta pasur më të lehtë gjetjen e materialeve mësimore që ju interesojnë, sapo të hyni në kanalin në Youtube, shkoni te “PLAYLISTS”.

Klikoni këtu për të kaluar në kanalin Youtube të KKSH-së

KANALI ZYRTAR I KKSH

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *