Thirrje publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës
Ftohen të gjithë shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e që merren me kultivimin e kulturave bujqësore , të aplikojnë për ndihmë të njëherëshme që Këshilli Kombëtar Shqiptar ndanë në zbatim të përkrahjes për Luginën e Preshevës nga fondi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që ka për qëllim mbështetjen financiare për zhvillimin e kulturave bujqësore.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 30.10.2024 (e mërkurë) dhe do zgjatë deri më datën 08.11.2024 (e premte).
Aplikacionet mund t’i dorëzoni çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00 në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndërsa shqiptarët e Komunës së Medvegjës aplikacionit mund t’i dorëzojnë në zyren e KKSH në Medvegjë.
Më poshtë gjeni formularin për aplikim, poashtu edhe vendimin mbi hapjen e konkursit dhe dokumentat e nevojshme që nevojiten për të aplikuar.
Suksese!
0 Comments