Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PËR NDIHMË TË NJËHERSHME FINANCIARE PËR NXËNËSIT PA ASNJËPRIND OSE VETËM ME NJË PRIND (PRINDI/ËRIT I/E TË CILËVE KANË VDEKUR) SI DHE FAMILJET ME 3 OSE MË SHUMË FËMIJË NË PROCESIN EDUKATIVO-ARSIMOR

Ftohen të gjithë nxënësit/familjet shqiptarë që ndjekin mësimin në shkollat me mësim në gjuhën
shqipe (enti parashkollorë, shkollat fillore dhe të mesme), të aplikojnë për ndihmë të njëhershme
financiare që Këshilli Kombëtar Shqiptar ndan në zbatim të Vendimit të qeverisë Nr. 08/L-260 nga
organizata buxhetore Zyra e Kryeministrit me kod 104, nën-programi “Përkrahje për Luginën e
Preshevës” me kod 39100, kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

Më poshtë gjeni vendimin e thirrjes dhe Formularin me dokumentet e nevojshme për aplikim për të gjithë studentët shqiptar të Luginës.

Ju lutemi që formularin t’a plotësoni dhe t’ja bashkangjitni dokumenteve tjera gjatë aplikimit!

Afati i aplikimit nga 1 deri me 22 prill 2024, ora 15:00!

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *